Ministri Makolli në Preshevë: Kam ardhur në Kosovën Lindore
Pëlqej
Ministri i Diasporës së Kosovës, Ibrahim Makolli ka qenë në Preshevë, në një ekspozitë pikturash të artistëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Në këtë ekspozitë, veç artistëve të cilave iu shpërndanë edhe mirënjohje, ishin prezentë edhe deputetët shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Riza Halimi dhe gazetari e publicisti nga Presheva që aktivitetin e kryen në Gjenevë, Nefail Maliqi.

Në ekspozitë, ishin të pranishëm mbi 20 artistë shqiptarë, si Bardha Buza, Agron Dine, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Mustafa Arapi, Sadik Kaca, Sefedin Stafa, Sabedin Hetemi, Selman Selmani, Eshref Qahili, Esat Valla, Luan Shahiqi, Musa Kavaleshi, Mumin Jashari, Arben Shala, Mentor Avdili, Veli Blakqori, Lindita Beqiri, Fitore Fejzullahu, Flutra Aliu, Leoneta Avdyli etj. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori