Ministri Lekaj vazhdon të ketë probleme me shkrimin e shqipes
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vazhdon të ketë probleme me zgjedhimin e foljes “vij”.

Probleme, sipas asaj që ka postuar në profilin e tij në ‘Facebook’, ministri ka edhe me kohët e foljes.

Në një postim, ministri ka uruar qytetarët për miratimin e buxhetit të vendit për vitin 2019.

“Me vijë mirë, që në këto orë të vona, Kuvendi miratojë ligjin e buxhetit për vitin 2019.

Urime Kosovë!”, ka shkruar Pal Lekaj.

Trajta “vijë“ e foljes “vij” e përdorur në këtë rast nga ministri del te koha e ardhme si dhe te lidhorja (apo edhe te urdhërorja nëse do të ishte e shoqëruar me pikëçuditje), por jo në kohën e tashme në veten e parë njëjës, dëftore apo dëshirore.


Shtuar më 03/02/2019, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori