Ministri kroat i mbrojtjes përulet para Adem Jasharit (FOTO LAJM)

Ministri kroat i mbrojtjes, Josip Buljevic , sot ne Prekaz
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Josip Buljevic, vizitoi kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe me një kurorë lulesh ka nderuar anëtarët e rënë të familjes Jashari, raporton Republika.

Ministri Buljevic ka thënë se, dy shtetet kanë sakrifikuar shumë dhe kanë përjetuar shkatërrime të mëdha në aspiratën e tyre për liri dhe pavarësi.

"Kjo është lidhja mes dy shteteve dhe për shkak të kësaj dy shtetet tona dinë të vlerësojnë lirinë e tyre dhe janë të gatshme të marrin përgjegjësinë për vënien e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit, si dhe të ardhmen euroatlantike të Evropës. Vendet si këto na kujtojnë dhimbjen e madhe, por edhe detyrën që të ndërtojmë të ardhme më të mirë", tha ministri kroat i MbrojtjesPrekaz. /albeu.com/

Shtuar më 08/03/2016, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori