Nagelsmann tregon lojtarin që do të zëvendësojë Lewandowskin

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë për Sky Sports për transferimin e Roberto Lewandowskit te Barcelona.

Si do ta zëvendësojnë bavarezët një sulmues të këtij kalibri? “Ne kemi disa opsione, vetë Mane mund të jetë zëvendësuesi i Lewandowskit në sulm. Do të duhet të ndryshojmë pak stilin tonë të lojës, sepse kemi humbur një qendërsulmues të aftë për të shënuar 40 gola në sezon.

Në të njëjtën kohë, megjithatë ky largim paraqet një sfidë dhe mundësi të madhe për të gjithë lojtarët e tjerë. Ne duhet të vazhdojmë ta sjellim Bayernin në krye edhe nëse Roberti është larguar”, ka komentuar Nagelsmann. /albeu.com/


Shtuar 17.07.2022 19:13