Aksident i rëndë në Korçë, makina përplas motorin, përfundon në spital drejtuesi i motomjetit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në “lagjen 10” në Korçë, pranë gjimnazit  Riqi Qirinxhi.

Një makinë është përplasur me një motor, e për pasojë drejtuesi i motomjetit ka përfunduar në spital.

Bëhet me dije se drejtuesi i motorit po merr mjekimin e duhur, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe ka goditur makinën./albeu.com