Ministri i Spanjës gjatë takimit me Daçiçin: Kosova nuk është Katalonjë
Madridi zyrtar shpreson së dialogu është zgjidhja e vetme për një epilog përfundimtar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell.Sipas tij, dialogu mund të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për këtë çështje.

“Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen. Ajo që ndodhi në Kosovë nuk ka të bëjë fare me Kataloninë. Këto krahasime bien në veshë të shurdhër, nuk kanë peshë. Sigurisht, katalanasit duan të bëjnë krahasime të këtij lloji. Asnjë nga situatat që kemi në Evropë në lidhjen e proceseve separatiste nuk mund të krahasohet”, ka deklaruar ai, pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij serb, Ivica Daçiç.

Borel nënvizoi se Spanja mbështet perspektivën evropiane të Serbisë.

“Ne mbështesim dëshirën e Serbisë për t’u bashkuar me familjen evropiane, dhe reformat tregojnë se Serbia po përparon me shpejtësi të lartë”, është shprehur ai.
Shtuar më 13/03/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori