Ministri i shqetësuar për ngacmimet seksuale në universitet
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, tha se i kanë marrë me shqetësim zhvillimet aktuale lidhur me ngacmimet seksuale në UP.

“Ndodhi një ngjarje jo e mirë, ku dha dorëheqje prorektorja e UP-së. Studentët kanë të drejtë të shprehen për këtë dukuri, e cila duhet të marrë fund, universiteti është vatër e dijes dhe jo e gjërave negative”, tha ai.

Bytyqi për Këshillin Shtetëror të Cilësisë, tha se për këtë institucion janë vendosur kriteret.

“Për herë të parë janë vendosur kriteret, ku të gjithë akterët kanë marrë pjesë për të bërë selektimin e kandidatëve. Nga ky selektim kemi ardhur deri te lista e ngushtë e cila është propozuar për vitin në Kuvendin e Kosovës”, tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi në RTK.

Sipas tij, shumë shpejt do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ai pret se Kosova të kthehet aty ku e ka vendin, në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ndërsa për testin PISA, tha se pret që Kosova të dalë më mirë këtë vit.
Shtuar më 06/04/2018, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori