Të premten bëhen një jave nga dita kur kanë hyrë në fuqi
masat e reja anti-Covid. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është shprehur se
masat e reja anti-Covid janë duke u respektuar, sidomos pjesa e
kufizimeve.
Ai deklaroi se ka një stabilitet më situatën e Covid-19 në vend, duke marrë parasysh rritjet e mëdha të infeksionit
ditëve të fundit. Zemaj tha po ashtu se
spitalet dhe personeli shëndetësorë tashmë janë të mbingarkuar.
“
Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e
kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin. Kemi një stabilitet kushtimisht ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre
ditëve të atyre
ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi.
Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 09:46