Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
Ministri i PDK-së i kundërvihet Haradinajt
Pëlqej
Bedri Hamza
Ministri i Financave, Bedri Hamza, edhe një herë është treguar i ashpër ndaj ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90’ta, që kryeministri Ramush Haradinaj e miratoi.

Hamza duke potencuar se është i vetëdijshëm që nuk tingëllon shumë popullor, ka thënë se qëllim i tij është ruajtja e shtetit dhe buxhetit të tij.

“Unë qëndrimin rreth ligjit për mësimdhënësit e kam dhënë edhe në Qeveri. Një dokument kur nuk i plotëson kushtet, nuk duhet as të vijë në diskutim në Qeveri. E di që qëndrimi im nuk është shumë populist, por unë nuk jam për t’u bërë populist. Jam këtu për të mbrojtur shtetin”, ka thënë Hamza në konferencën e organizuar nga Ministria e Administratës Publike.

Ndërkaq, Hamza ka shprehur edhe një shqetësim për rrezikun që sjell ky ligj nëse miratohet në Kuvend. Sipas tij, ligje të tilla që vijnë nga presione sociale dhe vendime të atypëratyshme rrezikojnë buxhetin.

“Ky ligj e ka një rrezik, po e them. Ka rrezik të bëhet precedent. Buxhetin më së shumti e rrezikojnë presionet sociale dhe vendimet ad hoc”, ka shtuar ai.


Shtuar më 26/04/2018, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori