Ministri i Listës Serbe nuk bojkoton, shfaqet në Gjermani
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo, ka marrë pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi 2019 në Berlin të Gjermanisë, takim ky që është ftuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Rikallo në këtë takim është ftuar nga homologia e tij gjermane, Julia Klockner.

Në këtë takim ka qenë e pranishme edhe kancelarja Angela Merkel e cila ka pritur të gjithë ministrat, ndër ta edhe ministrin Rikallo.

“Në këtë forum, i cili mbahet në kuadër të Panairit ndërkombëtar “International Green Ëeek”, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pritur në takim ministrat e bujqësisë nga vende të ndryshme të botës, në të cilin takim ka marrë pjesë edhe ministri Rikalo. Gjatë fjalimit të saj, kancelarja Merkel ka folur për rëndësisë e teknologjisë digjitale për të ardhmen e bujqësisë:, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria.
Shtuar më 18/01/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori