Ministri i Jashtëm i Gjermanisë sot vjen në Kosovë
Pëlqej
Ministri Federal për Punë të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, sot e nesër do të qëndrojë në Kosovë, bën të ditur Ambasada gjermane në Prishtinë.

Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës. Veç kësaj ministri i Jashtëm gjerman do të ketë mundësi të takohet e të bisedojë edhe me përfaqësues së shoqërisë civile.

Sipas paralajmërimit të kësaj vizite, ndër të tjera, sonte në mbrëmje ai do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sigmar Gabriel mban pozitën e ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë që nga janari i vitit 2017">2017. Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë. Udhëtimi i tij i parë ishte në prill të vitit 2017">2017.


Shtuar më 14/02/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori