Eddie Howe i mbyll “derën” Ronaldos: I urojmë Cristianos gjithë të mirat, por nuk ka asnjë të vërtetë për klauzolën

Para disa ditësh, gazeta spanjolle Marca, bëri me dije se në kotratën stratosferike të Cristiano Ronaldos, me klubin arab Al-Nassr, ekziston një klauzolë, në të cilën thuhet se në rast kualifikim të Newcastle, në Champions League, Ronaldo mund të huazohet dhe të performojë për “bardhezinjtë”.

Mirëpo, gjithçka është një mashtrin dhe këtë e konfirmuar trajneri i Newcastle, Eddie Howe i cili ka mohuar totalisht se ka një klauzolë të pazbuluar në kontratën e “luzitanit”, me arabët e Al-Massr, e cila mund të lejojë pesë herë fituesin e Topit të Artë të kthehet në Premier League verën e ardhshme.

“I urojmë Cristianos të gjitha të mirat, por nuk ka asnjë të vërtetë për klauzolën”,- është shprehur tekniku Howe. /albeu.com