Ministri i AAK-së nuk e respekton vendimin e Ramush Haradinajt
Pos Bedri Hamzës, edhe dy ministra tjerë të PDK’së në Qeveri kanë refuzuar pagën me rritje që e ka vendosur Ramush Haradinaj. Ata janë: Abelard Tahiri e Besim Beqaj. Pagën me rritje ka refuzuar edhe Ministri i AAK’së, Rrustem Berisha.

Këta ministra nuk i kanë dërguar listat e pagave, në Ministrinë e Administratës Publike, me rritje qysh ka vendosur Shefi i Qeverisë. Në këtë mënyrë del se kundër vendimit të Haradinajt është të paktën edhe një zyrtar i lartë i AAK-së.

Tre ministra të Partisë Demokratike të Kosovës dhe një nga radhët e AAK-së, nuk po e duan pagën me rritje, vendim të cilin e mori muaj më parë Kryeministri Ramussh Haradinaj, miratimin e së cilës e dha edhe Gjykata Kushtetuese, ani pse Vetëvendosje pretendonte që në vendimin e shefit të qeverisë janë bërë shkelje ligjore.

Kësisoj, kundër Haradinaj për mos pranim të pagës 100 për qind me rritje, kanë dalë vetë vartësit e tij.

Merret vesh nga burime të sigurta në Ministrinë e Administratës Publike se katër ministrat e kësaj qeverie nuk e kanë proceduar listën e pagave në këtë ministri, rrjedhimisht pagat e tyre mbesin ashtu siç kane qenë, raporton express.Ndërkaq, i gjithë kabineti qeveritar nga e premtja i kanë marrë superpagat e tyre me rritje, e po ashtu edhe pjesën retrokative.

Kjo nënkupton se kabinetit qeveritar u janë dalë dyfish më shumë para, që nga muaji dhjetor kur edhe shefi i Qeverisë vendosi për rritjen e tyre.

Nga ana tjetër, është e paqartë arsyeja pse ministri nga radhët e AAK-së ka dalë kundër Ramush Haradinajt.

Reagime për vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave ka pasur edhe nga shoqëria civile dhe partitë opozitare. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë kallëzim penal lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar


Shtuar më 30/06/2018, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori