Ministri Hoxhaj vizite zyrtare në Gjermani
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Guido Westerwelle, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Berlin, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Gjate qendrimit ne Gjermani, ministri Hoxhaj do te takohet me ministrin Westerwelle, ku do te diskutohet per zhvillimet nderkombetare rreth Kosoves, thellimin e bashkepunimit ndermjet dy shteteve si dhe per proceset e tjera te rende! sishme, me theks te vecante proceset integruese te Kosoves ne Bashkimin Evropian.

Ministri Hoxhaj do te zhvilloje takime edhe me udheheqes te tjere te larte te shtetit gjerman si dhe me personalitete te cilat po japin kontribut te madh per avancimin e proceseve shtetndertuese e integruese te Kosoves.

Gjate takimeve, ministri Hoxhaj do te kerkoje vazhdimin e mbeshtetjes se gjithanshme te Gjermanise per Republiken e Kosoves, si dhe do te shpreh perkushtimin e institucioneve te Kosoves per thellimin e bashkepunimit bilateral me Gjermanine, si nje nder partneret kryesor strategjik te shtetit te Kosoves.

Ministri i Jashtem i Kosoves, Enver Hoxhaj, do te prezantoje Republiken e Kosoves edhe ne aktivitete te tjera politike dhe akademike te nivelit te larte, ku do te diskutohet per proceset integruese te rajonit ne mekanizmat euroatlantik.
më shumë
Shtuar më 14/04/2013, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori