Tebas: Spanja fitoi 37 trofe evropianë në shekullin XXI, Premier League 13

Presidenti i La Ligës kujtoi se klubet spanjolle janë superiore ndaj klubeve angleze në garat evropiane të fituara.

“Spanja ka fituar 37 trofe europianë këtë shekull, Premier League 13… Gjatë 10 viteve të fundit, 60% e titujve europianë janë fituar nga klubet spanjolle. Kjo është ajo që ne duhet të vlerësojmë.

Duhet të njohësh ekonominë e futbollit dhe të punosh në atë mënyrë që të mos mungojë menaxhimi. Ne duhet të luftojmë për ta arritur këtë”, tha Javier Tebas. /albeu.com/