Ministri gjerman-Vuçiçit: Serbisa në BE, varet nga Kosova
Kryeministri i Serbisë dhe presidenti i saj i ri, Aleksandër Vuçiç është takuar gjatë ditës së djeshme me ministrin e jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, të cilët kanë biseduar për procesin e anëtarësimin të Serbisë në BE dhe rolin e saj në rajon.

Gabriel u shpreh se anëtarësimi i Serbisë varet edhe nga marrëdhëniet që ka me Kosovën.

"Fitorja në zgjedhje të jep arsye për gëzim por edhe përgjegjësi për procesin reformues dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kosovën si një kusht të nevojshëm për anëtarësim në BE", tha Gabriel, duke uruar Vuçiçin për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit presidenciale serbe.

Vuçiç tha se dialogu nuk është një temë e lehtë, duke shtuar se lëvizjet e palës serbe kërkonin kurajë. Ai po ashtu përmendi faktin se dialogu Kosovë-Serbi është i ndërprerë dhe kjo jo për shkak të Serbisë, pasi sipas tij, ajo ka qenç gjithmonë e gatshme për bisedime.

Ndërkohë duke marrë parasysh protestat që po zhvillohen në Serbi kundër Vuçiçit, ministri gjerman tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe janë jetike për të dëshmuar se Serbia është një shtet i qëndrueshëm.

Sa i përket pyetjes së gazetarëve lidhur me ndikimin rus në Ballkan, Vuçiç tha se: "synim strategjik i BE-së është mirëmbajtja e lidhjeve të mira me Rusinë dhe Kinën." /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori