Ministri Demolli viziton Mitrovicën
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri. Në këtë takim mësohet se është diskutuar për gjendjen e përgjithshme, përpjekjet për zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e problemeve sociale në këtë komunë.

Gjithashtu kryetari Bahtiri njoftoi ministrin Demolli edhe për aktivitetet rreth definimit të kufijve komunalë ndërmjet dy komunave, duke theksuar se janë paraqitur disa probleme, për të cilat mendohej se nuk ekzistojnë.

Ndërkohë, ministri deklaroi se është në dijeni për problemet me të cilat ballafaqohet Mitrovica, por tha se në bashkëpunim me institucionet qendrore, këto probleme do të tejkalohen në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës dhe vendit në përgjithësi. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2015, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori