Ministri Daçiq kërkon bisedime BE- Gjermani për Kosovën
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka theksuar se Serbia kërkon një sqarim mbi kushtet që i duhen për fillimin e negociatave të saj për anëtarësim në Bashkimin Europian.

"Nuk themi se do të zhvillojmë luftë me Bashkimin Europian, porse ne duhet të sqarohem. Nuk jemi të fuqishëm, por as nuk do të duartrokasim", ka thënë Daçiq në konferencën për gazetarë.

Pyetjes se çfarë do të thotë deklarata e tij e mëhershme se Serbia nuk pranon kushte të reja për hapjen e kapitujve, Daçiq ka thënë : "Nuk dëshirojmë që ashtu të bisedohet me ne. Nuk e pranojmë këtë praktikë që të ketë qëndrim zyrtar se nuk ka kushte (të reja) e duket se ato ekzistojnë”.

Gjithashtu ai ka deklaruar se Gjermania i ka vënë për hapjen e kapitujve, dhe për këtë ai kërkon që Bashkimi Europian të bisedojë me Gjermaninë se çfarë të bëjmë më tutje. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori