Ministri Bytyqi vizitoi dy universitete në Iowa
Pëlqej
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Iowas së ShBA-ve, sot ka vizituar dy universitete: Iowa State University dhe Drake University, ku me udhëhqës të këtyre universiteteve prestigjioze ka biseduar për bashkëpunimin e tyre me universitetet në Kosovë.

Gjatë vizitës në Iowa State University, ministri Bytyqi ka biseduar me prof. Curt Youngs për rezultatet e deritanishme të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, ndërsa gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, sidomos për mobilitete të ndërsjella.

Në këtë takim, mori pjesë edhe studentja nga Kosova, Albulena Basha, e cila vijon studimet master në këtë Universitet.Ndërsa, gjatë vizitës në Drake University, ministri Bytyqi bisedoi me udhëheqës të këtij Universiteti për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Edhe në këtë takim u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në shumë segmente, përfshirë edhe mobilitetet e profesorëve dhe studentëve, si dhe për projektin Teach in Kosova.Në vazhdim të vizitës, ministri Bytyqi do të vizitojë edhe universitete të tjera të shtetit të Iowas, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes tyre dhe universiteteve në Kosovë.
Shtuar më 13/02/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori