Ministri i
Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës e ka akuzuar Kosovën për siç ka thënë “veprime skandaloze” për taksën 100%, të vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Një akuzë të tillë,
ministri Igor Crnadak e ka bërë gjatë takimit të ministrave të
jashtëm të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Budva të Malit të Zi.
Ndërkohë,
Pacolli i është përgjigjur atij, duke kritikuar pozicionin e këtij vendi, si dhe duke e akuzuar Bosnjë dhe Hercegovinën se po shërben si marionetë e Beogradit.
Siç ka thënë tutje,
Pacolli, Bosnjë dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.
“Taksa ka qenë veprim i domosdoshëm politik si kundërpërgjigje ndaj dëmeve që këto dy vende i shkaktojnë Kosovës duke mos respektuar marrëveshjen e CEFTA-s”, ka thënë
Pacolli.
Ndryshe,
ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet
Pacolli, ka bërë të ditur se në Budva të Malit të Zi është duke marrë pjesë në takimin e ministrave të
jashtëm të Ballkanit Perëndimor WB6.
“Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi”, ka shkruar
Pacolli në Facebook.
Shtuar më 30/11/2018,
ora 13:15