Ministri Bajrami: Shkollat e Lëvizjes Gulen nuk do të mbyllen
Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami ka thënë se shkollat turke që veprojnë në Kosovë nuk do të mbyllen. Ai ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turisë në aspektin arsimor.

“Këto shkolla nuk do të mbyllen. Bashkëpunimi ynë mes dy shteteve në aspektin e arsimit do të vazhdojë edhe me tutje”, ka thënë ministri Arsim Bajrami në RTK.

Ai ka thënë gjithashtu se deri më tani nuk ka marr asnjë kërkesë zyrtare për mbylljen e këtyre shkollave.
Shtuar më 22/07/2016, ora 20:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori