“Posti i kryeparlamentarit na takon ne”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë të dhënë për Zona B, ka folur për koalicionin me Vetëvendosjen.

Haziri ka theksuar se edhe në zgjedhje e kanë thënë që edhe nëse LDK i fiton zgjedhjet hyn me VV-në, por edhe nëse del e dyta hyn prapë me partinë e Kurtin.Ai tha se edhe para zgjedhjeve ishin pajtuar që kushdo që i fiton zgjedhjet, atëherë e merr kryeministrin.

Sipas tij, partisë së dytë- në këtë rast i takon LDK-së, raporton GazetaBlic.

“Ne për korrektësi dhe për shkak të ruajtjes së nivelit dhe arritjes, ne jemi rezervuar për detaje”, tha ai, duke shtuar se Vetëvendosje ka ndërmarrë veprime të njëanshme.

Shtimin e ministrive nga ana e Vetëvendosjes, sipas Hazirit është “marrje nga vetja”.

Haziri tha se e kanë kërkuar postin e kryetarit të Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit.Ndryshe, edhe sot ka pasur takim ndërmjet LDK-së e VV-së, por pa sukses.

Është propozuar që edhe nesër të takohen dy partitë, dhe në takim të jenë te pranishëm ambasadorët e Qunitit.


Shtuar 27.01.2020 22:52