Djali i president Rugovës nis zyrtarisht punën
I emëruar me vendim nga kryeministri Isa Mustafa për zv/ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova, sot është pritur nga ministri i kësaj ministrie, Ferid Agani dhe zëvendësministër, Ferat Shala.

Ministri Agani dhe zëvendësministri Shala,i uruan Rugovës mirëseardhje në këtë ministri dhe të njëjtën kohë e njoftuan atë për të gjitha proceset , sfidat dhe zhvillimet në MMPH deri me tani.

Ndërsa, zëvendësministri Rugova shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim, duke theksuar se do të përpiqet në maksimum të jap kontributin e tij profesional dhe politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /albeu.com/


Shtuar më 29/07/2015, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori