Ministrat shpërfillin urdhërin e Thaçit
Ministrat e Qeverisë së Kosovës janë të vendosur që të paktën për një muaj, sa do të zgjasë fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale, të jenë në funksion të partisë, e jo në vendet e tyre të punës.

Dy ditë më parë, kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga ministrat që të mos merren me fushatë, por të jenë në shërbim të dikastereve që i drejtojnë, por, pas kësaj deklarate, pothuajse asnjëri nga ministrat e tij nuk ka vepruar kështu, madje të gjithë kanë bërë të kundërtën.

Kërkesën për “bojkotimin” e fushatës, shefi i qeverisë e pati arsyetuar me faktin se ministrat e dikastereve të ndryshme duhet të jenë të përqendruar në procesin për liberalizimin e vizave, madje të nënshkrimit të MSA-së. Urdhëri në fjalë është shkelur me të dyja këmbët nga shumë bashkëpartiakë të tij, që aktualisht drejtojnë Ministri të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori