Ministrat kërkojnë dinamizm të procesit të liberalizimit të vizave
Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Ҫitaku dhe Ministri për Punë të Brendshme, Bajram Rexhepi sot në Bruksel kanë zhvilluar takim me komisioneren e BE-së për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom. Temë kryesore e takimit ishte zhvillimi i dialogut për liberalizim të vizave mes BE-së dhe Kosovës.

Gjatë Marsit në Kosovë do të vijë një mision i ri i BE-së me ekspertë që do të bërë vlerësimin në fushat e mbetura të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.

Ministrat Çitaku dhe Rexhepi e njohën Komisioneren me zhvillimet e shumta në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për secilën nga fushat e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.

Ministrat kosovarë kërkuan nga Komisionerja Malstrom që të dinamizohet më shumë shkëmbimi mes Kosovës dhe BE-së, dhe të përmbyllet sa më shpejt procesi me rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovë i bazuar në përmbushje të kritereve teknike. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori