Ministrat e qeverisë Thaçi ankohen se nuk kanë zëvendësa, ç'ka i shkakton atyre ngarkesë në punë. Besim
Beqaj, Ministri për Zhvillimin Ekonomik, është pa zëvendës dhe ai thotë se
mungesa e zëvendësve paraqet ngarkesë të madhe në punë.
“Është e sigurt qe zëvendësministrat janë një hallkë shumë e rëndësishme në funksionimin e cilësdo ministrie. Nuk ka dyshim qe
mungesa e tyre ndihet dhe se paraqet ngarkesë shtesë për ministrin”, ka thënë
Beqaj për Kohën Ditore.
Nga ana tjetër Kryeministri Thaçi ka vazhduar të premtojë se shumë shpejt do të bëhen emërimet. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2011,
ora 10:46