Nis nxjerrja e minatorëve të Trepçës
UPDATE - Ka nisur përmes daljes emergjente nxjerrja e minatorëve të ngujuar në rreth 700 metra thellësi, në minierën e Trepçës.

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, ia ka konfirmuar KTV-së se tashmë ka dalë grupi i parë i minatorëve.

“Procesi është i ngadalshëm, dhe duhet të dalin me grupe e kjo merr kohë”, ka thënë Tmava, teksa ka siguruar një gjë.

“Të gjithë minatorët janë mirë dhe nuk ka kurrfarë nevoje për shqetësim”, ka thënë ai.

Në mesditë, ashensori që bartë minatorët e Trepçës është prishur, duke lënë kështu të bllokuar aty 50 minatorë.

19:00 - Për më shumë se 7 orë, 50 punëtorë të Minierës “Trepça”, kanë mbetur të ngujuar apo janë bllokuar brenda në minierë.

Për më shumë se 7 orë, 50 punëtorë të Minierës “Trepça”, kanë mbetur të ngujuar apo janë bllokuar brenda në minierë, si pasojë e prishjes së makinës që përdoret për transportin e punëtorëve.

Klan Kosova, raporton se nuk ka asnjë punëtorë të lënduar dhe pritet që brenda një ore punëtorët të dalin jashtë minierës.

Menaxherët dhe përgjegjësit e kësaj miniere i kanë thënë Klan Kosovës, se bartjen e punëtorëve do ta bëjnë me makinat që nxjerrën xehet.

Raportohet, se makina që përdoret për bartjen e punëtorëve është prishur që nga ora 13:20, ndërsa e rrezikshme është konsideruar të jetë dalja e tyre në këmbë.

Gjendja e minatorëve është e mirë dhe pritet që për rreth një orë të nxirren në variante alternative.
Shtuar më 22/11/2014, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori