Cannavaro humb shpresat: Nuk besoj të kemi më futboll këtë sezon

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, beson se do të jetë shumë e vështirë të rinisin ndeshjet e futbollit në Europë para se të përfundojë sezoni aktual 2019/20, në mes të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Sezoni 2019/20 në botën e futbollit është pezulluar përkohësisht për një kohë të pacaktuar shkaku i krizës së Covid-19, virus ky që i ka prekur 423,469 njerëz në të gjithë botën, ndërsa ka lënë të vdekur mbi 18 mijë persona.

Megjithatë, ish-mbrojtësi i Italisë, Juventusit dhe Real Madridit, Cannavaro tani nën drejtim të gjigantit kinez Guangzhou Evergrande por nuk beson se futbolli do të mundë të rinisë në maj.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me botën as pas një muaji e gjysmë. Mendoj se do të duhet të kalojë shumë kohë që kjo krizë të kalojë në Itali dhe Spanjë. Do të jetë e vështirë që futbolli europian të rinisë para se të përfundojë sezoni”, tha Cannavaro.


Shtuar 25.03.2020 08:10