Mimoza nuk e di nëse do të jetë me LDK-në
Për dallim nga prishja e koalicionit mes AKR-së dhe LDK-së, është Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës ajo që vazhdon t’i mbetet besnike marrëveshjes së nënshkruar parazgjedhjeve nacionale.

Veprimi i Behgjet Pacollit që t’i bashkohet PAN-it, ndonëse vazhdimisht thoshte se është kundër këtij koalicioni dhe asnjëherë nuk do të jetë pjesë e tij, nga qëndrimi i saj nuk ka lëvizur Mimoza Kusari-Lila e Alternativës.

“Ne mbetemi pjesë e koalicioni me LDK-në. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim deri tani tek ne për dallim nga AKR-ja e cila dje doli nga koalicioni LAA”,ka thënë Kusari-Lila për Indeksonline.

E pyetur rreth mundësisë së shkëputjes së bashjkëpunimit me LDK-në, Kusari-Lila thotë se aktualisht është pjesë e koalicionit.

“Nuk e dimë për ditët në vazhdim, por ajo që mund të themi është se tani jemi pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ajo.
Shtuar më 05/09/2017, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori