Tebas për Mbappe te PSG: Nuk do të lëmë të shkatërrohet futbolli europian, sot ose nesër do të bëjmë një ankesë në UEFA

Javier Tebas ka folur për kontratën e re të Kylian Mbappe me PSG-në.

“Sot ose nesër do të bëjmë një ankesë në UEFA për Mbappe. Nuk do ta lejojmë klubin të shkatërrojë ekosistemin e futbollit europian”, tha presidenti i La Ligës për Europa Press.

Numri 1 i La Ligës është i bindur se shifrat stratosferike që PSG i dhuroi Mbappe për të rinovuar kontratën po dëmtojnë futbollin. /albeu.com/


Shtuar 31.05.2022 16:23