Mimoza Kusari në masa të rrepta sigurie
Pas sulmit me granatë dore që ndodhi vitin e kaluar, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila, këto ditë është kujdesur për rritjen e nivelit të sigurisë në objektin ku ndodhet kabineti i vet.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në fund të shkurtit ka zgjedhur kompaninë “Intex LLC”, si fitues të tenderit për rregullimin e derës me censor për kabinetin e ministres Kusari-Lila.

Për rregullimin e derës me censor kompania fituese ka ofertuar me një çmim prej 3327 eurosh, ndërsa oferta më e lartë ka qenë mbi 3800 euro shkruan gazeta Zëri.

Më 15 tetor 2012, në orën 08:00, në MTI, nga një zyrtar i këtij dikasteri qeveritar ishte vërejtur një mjet shpërthyes, ku më pas policia ka vërtetuar se është granatë dore, e cila u demolua pas 1 orë e 30 minuta. Sipas njoftimit të MTI-së, fatmirësisht nga ky akt nuk kishte pasur lëndime në njerëz, apo dëme materiale.

Mirëpo, MTI në atë kohë kishte reaguar ndaj këtij sulmi, i cili, siç u tha, jep imazh të keq për gjithë Kosovën.
Shtuar më 11/03/2013, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori