Mimoza Kusari-Lila konfirmon dorëheqjen
Pëlqej
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar largimin e saj nga postet qeveritare gjatë takimit të dymbëdhjetë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Ajo pritet t’i kthehet fushatës elektorale në Gjakovë, pasi është kandidate e AKR-së për të marrë drejtimin e kësaj komune.

Dorëheqjen e saj e ka kërkuar edhe Behgjet Pacolli, siç shkruan "RTK". Sot Mimoza Kusari-Lila do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të prezantojë arritjet gjatë kohës që mbajti postet e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së MTI-së.

Shtuar më 02/10/2013, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori