Mimoza Kusari kërkon që rasti i Pal Lekajt të mos i lihet prokurorisë së Gjakovës
Ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, tani deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas njoftimit për ngritjen e aktakuzës ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt.

Pas publikimit të lajmit, ka reaguar edhe Mimoza Kusari-Lila.

Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, deputetja Kusari-Lila ka theksuar se për të besuar se ka drejtësi në Kosovë, rasti i ministrit Lekaj duhet të procedohet në ndonjë prokurori tjetër e jo në atë të Gjakovës, pasi që sipas saj kryeprokurori i Gjakovës ka qenë vartës i Pal Lekajt kur ky drejtonte Komunën.

Ky është postimi i plotë i Mimoza Kusari-Lilës:

“Sot prokuroria speciale paska ngritur aktakuzë ndaj Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare sa ka qenë Kryetar i Gjakovës.

Rasti i është dorëzuar Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Për t’besuar se ka drejtësi në Kosovë, rasti duhet të procedohet në ndonjë Prokurori tjetër, për arsyen e thjeshtë, Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj ka qenë vartës i Pal Lekaj në kohën sa ky i fundit ishte Kryetar i komunës, fillimisht si drejtor i Administratës dhe pastaj si Drejtor i Kadastrës.

Kapja e shtetit dhe sistemit të drejtësisë ka ndodhur mu për arsye të rasteve sikur ky, të kenë mbrojtje shkelësit edhe kur duhet të gjykohen nga drejtësia.

Se kjo është mënyra e funksionimit të AAK-së pa marrë parasysh vartësit, tregon edhe rasti kryetarit tjetër të AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjinit dhe favoreve e shkeljeve që ka filluar t’ju bëjë anëtarëve të partisë.

Këta me seriozitet e marrin pushtetin me tapi.” /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2018, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori