Mimoza Kusari ka kredi 36 mijë euro
Pëlqej
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila rezulton të jetë e pasur, por se nga ana tjetër ajo ka një kredi që shkon në 36 mijë euro.

Këto para ajo ua ka borxh tre bankave në Kosovë.

Në deklarimin e pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, Kusari-Lila ka deklaruar se ka një shtëpi 200 metra katror që vlen 200 mijë euro dhe një tjetër shtëpi që vlen 70 mijë euro.

Në llogarinë e saj personale, Mimoza nuk ka më shumë se 4.500 euro.

Të hyrat vjetore të kryetares së Gjakovës kapin shumën prej 12.480 euro për vit, të cilën e siguron për punën që ajo bën si kryetare dhe 2 mijë euro për një vit, të cilat i ka si honorar nga shkrimet që ajo bën për një gazetë në Kosovë. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori