Mimoza Ahmetaj emërohet ministre e Integrimit
Ish-deputetja Mimoza Ahmetaj është emëruar ministre e Integrimit Evropian.

Ahmetaj ka një karrierë të gjatë duke filluar si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe më pas është emëruar këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ahmetaj ka shërbyer si Ambasadore e Kosovës në Slloveni, dhe më pas u emërua Ambasadore e Republikës së Kosovës në bretërinë e Belgjikës, duke mbuluar njëherësh Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Së fundmi, ajo Mimoza Ahmetaj u emërua si ministre pranë Ministrisë së IntegrimitKosovës. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori