Mimoza Kusari Lila largohet nga AKR, ja ku do të shkojë
Pëlqej
Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusari Lila ka treguar në emisionin "Rubikon" se do të largohet nga AKR-ja.

Ajo ka thënë se do ti bashkohet Ilir Dedës me një subjekt të ri politik.

Kusari-Lila ka treguar se ka ikur nga AKR thjesht për të nisur një rrugëtim ndryshe politik.

Sipas saj, po i bashkohet Ilir Dedës në subjektin e ri politik jo për ego por për një Kosovë më të mirë.

“Kjo nuk ka të bëj me mua dhe Ilirin. Ka të bëj me të gjithë ata që e duan një Kosovë me të mirë, një Kosovë ku të gjithë janë të barabartë”, ka thënë Kusari.

Ajo tha se kryetari i partisë së re do të jetë vetë qytetari i Kosovës.

Mimoza Kursari Lila theksoi se partia që do të formohet do të quhet Iniciativa e Re ndërsa më vonë edhe Partia e Re. /Albeu.com/
Shtuar më 03/05/2016, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori