Mediat angleze: Botman pranë transferimit te Milan

Sven Botman thuhet se është shumë pranë kalimit te Milan.

Mbrojtësi 22-vjeçar holandez është në një formë të përkryer me klubin francez të Lille. Performanca e tij mbresëlënëse ka bërë shumë ekipe të mëdha të hedhin sytë tek ai. Para disa kohësh ai ka pohuar vet se Milani është një klub i madh dhe se do të dëshironte të transferohej një ditë në Itali.

Mediat angleze sot kanë shkruar se Botman është pranë marrëveshjes me kubin italian dhe se do të transferohet në merkaton e verës te kuqezinjtë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.02.2022 15:12