Putini kërcënon njerëzimin, shfaqet “Çegeti” (FOTO LAJM)

Ndërsa lufta në Ukrainë dhe pak ditë shënon një vjetorin, tensionet janë rritur, pasi shtetet perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë dhe tanke për të luftuar ndaj Rusisë.

Tashmë Putin po kërcënon Perëndimin me luftë bërthamore dhe këtë herë duke postuar një foto ku në të duket çanta e famshme Cheget.

Siç shihni foton më poshtë,  truprojat e Putinit shihen duke mbajtur çantën bërthamore, ndërsa lideri rus vendos një kurorë në një monument.

Çanta që Putin mban me vete dhe sistemi që ai ka janë zhvilluar me teknologjinë më të fundit.

Ajo dukej si një çantë e tipit ‘Bond’ gjatë epokës së Gorbaçovit dhe Jelcinit. Gjatë periudhës së Putinit, ajo u bë më “kompakte” dhe u ndryshua në “Cheget”.

Cheget është emri i një mali të lartë në rajonin çerkez të Kaukazit.

Sipas një eksperti ushtarak, duke folur për kanalin shtetëror rus, kodet e luftës të krijuara më parë transmetohen në qendrën e komandës përmes një memorie flash nëpërmjet çantës./albeu.com 


Shtuar 3.02.2023 14:53