Milosavleviç: Bisedimet në fillim të vitit të ardhshëm
Serbia shpreson që t'i nisë bisedimet mbi çështjet praktike me Kosovën në fillimvitit të ardhshëm, tha ministri i Tregtisë, Sllobodan Milosavleviç. "Parashikimi im është se bisedimet do të nisin në fillimvitit të ardhshëm...sa më shpejt të jetë e mundur", i tha ai agjencisë Reuters pas takimit me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Milosavleviç shtoi se çështjet e tregtisë do të duhej të jenë në agjendën e bisedimeve.

"Kosova është një treg i rëndësishëm për Serbinë, për shkak të afërsisë dhe për shkak se njerëzit nga Kosova janë blerës shumë të mirë të produkteve serbe", ka thënë Milosavleviç.
Shtuar më 01/10/2010, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori