Millosheviçi, Gruevski, Tuxhmani jane kunder Sorosit
Pëlqej
Regjimet autoritare në Ballkanin Perëndimor dhe thuajse në të gjithë Evropën Juglindore mund të kenë ardhur për shkak se liderët e këtyre vendeve nuk kanë shprehur asnjë dëshirë për fondacionet që ndihmojnë shoqërinë civile.

Kryetari i Kroacisë, Franjo Tuxhmani derisa erdhi në pushtet e luste Perëndimin për ndihmë, ndërsa sapo erdhi, "i ktheu krahët" të gjitha fondacioneve të cilat kishin për qëllim të rrisnin nivelin demokratik, raporton A1.

Po ashtu, edhe lideri autoritar serb, Slobodan Millosheviç ka akuzuar edhe në Gjykatën e Hagës fondacionet e Shoqërisë së hapur të tilla si Soros, duke thënë se ata e kanë shkatërruar Jugosllavinë.

Gjatë kohës që ishte president i Konfederatës Jugosllave, Millosheviçi nuk ka lejuar që njerëzit të cilët ishin kundër qeverisë të marrin para nga fondacione të huaja, ata të Soros, islamike apo të NATO-s.

Ngjashëm po bën edhe Gruevski, i cili ka akuzuar se ka nga ata pseudogazetarë dhe që përbëjnë shoqëri civile, të cilët në fakt kanë një rrjet shumë të organizuar dhe janë "kundër qeverisë". /dionis xhafa - albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori