"Thaçin do ta arrestojmë nëse vjen në Serbi"
Millan Petrovic, ushtrues detyre i prokurorit për krime lufte në Serbi ka deklaruar se nëse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkon në Serbi do të arrestohet menjëherë.

Petrovic në një deklaratë për “Vecernje Novosti” ka theksuar se Ministria e Drejtësisë ka dërguar urdhërin arrest në Interpol, mirëpo sipas Rezolutës së Asamblesë së përgjithshme në rrethana të caktuara mund ta pezullojë atë.

“Në rastin e Thaçit nuk ka pasur ‘urdhër-arrest të kuq’, me anë të së cilit do të arrestohet në cilindo vend, kështu që pa të secili shtet sillet sipas gjykimit të tyre. Kjo do të thotë se ai edhe në ndonjë vend tjetër, përveç neve do të mund të arrestohej”, ka deklaruar Petrovic./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori