Militantët e Vetëvendosjes po lenë nam duke u zënë me njëri-tjetrin
Banditë, shku*ana e sabotues, i ka quajtur Dardan Krasniqi, kunati i deputetes së VV’së, Albulena Haxhiu, klanin e Dardan Molliqajt brenda Lëvizjes Vetëvendosje. I njëjti aktivist ka shpërndarë në komente fotografinë e Molliqajt më Hashim Thaçin.

Përçarjet brenda Vetëvendosjes veç sa janë duke u thelluar. Aktivistët e kësaj lëvizjeje që deri para një muaji nuk lanë askënd jashtë partisë së tyre pa e ofenduar e linçuar, tash gjithë arsenalin e fyerjeve po e zbrazin ndaj njëri-tjetrit.

Gëzon Kastrati, vëllai i Qendron Kastratit – kryetarit të Komunës së Kamenicës – të hënën mbrëma ka nxjerrë në pah tendencën e përkrahësve të Albin Kurtit për viktimizimin e liderit të tyre shpirtëror dhe ka folur për “tendencë për ndërtim të rremë të përshtypjes në publik se ka kundërshtar politikë të jashtëm dhe grupe brenda Lëvizjes e bashkëpunëtorë të jashtëm, që po luftojnë të gjithë kundër tij”.

Ai këto i ka shënuar në facebook, në një kritikë të ashpër ndaj nismës së dy deputeteve të kësaj partie Albulena Haxhiun dhe Fitore Pacolli për t’i mbledhur nënshkrimet e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të LVV’së.

Kritika e gjatë e Kastratit është kthyer në një fushëbetejë konfrontimesh e fyerjesh mes aktivistëve të VV’së, shkruan Gazeta Express.

“çfare faji ka ba Albini qe po ja beni gjyqin ju. Pse po folni si Pronto kur i thojke Albinit ta ka organizu intervisten Serbia, tash po i thoni qe e paskan shti ne burg per me e ba ma te madh se Molliqaj a? Nuk matet askush me Albinin, kot e keni, sa dush sabotoni e shtiruni qe jeni per bashkim te Vetevendosjes, kane me dale njerezit me ua thane ne ftyre sa veta keni taku e qysh jeni ba bande”, i ka komentuar atij Dardan Krasniqi, kunati i Albulena Haxhiut – vëllai i ish-deputetit të VV’së, Alban Krasniqi.

“Bande keni me ngel”, përfundon komentin e tij.

“Jane mledh krejt grupa qe dy dite tuj diskutu se cka me shkru.se krejt e dime qe ky nuk din me shkru keshtu. Po me thane te drejten as Dardan molliqaj jo. Tash osht mire me i pyet: Visar Ymeri, Zgjim Hyseni, Teuta Rrusten se cili prej juve e shkrujti kete tekst?!”, i ka shkruar Kastratit një tjetër komentues.

“Definitivisht nuk jeni në tokë të bukës! Phu bre marre ju kjoftë po t’poshtër kishit qenë”, ka shkruar Shpend Hysaj, ish-garuesi i “The Voice of Albania” që në zjgedhjet e fundit pati garuar për deputet të VV’së, porse nuk i ‘dhezi’ në politikë.

“Të çjerresh kundër Albinit në këto kohë kur ai përballet me gjyqe të klanit Pronto të bën pjesë të po atij skenari! Prandaj nëse mbrojtja e Lëvizjes dhe e Albinit më bëka problematik atëhere i tillë qenkam”, shkruan Hysaj në një tjetër koment.

Më poshtë, një komentues, aktivist i VV’së po ashtu, i replikën Dardan Krasniqit që i quajti bandit klanin e Molliqajt brenda lëvizjes.

“Banditi te flet per band qe deri ku kan ardh hahahahah”, shkruan Agron Kabashi.

“Ne fakt disa si ti nuk jane as bandita jane shkulana”, i përgjigjet atij me fyerje, kunati i Albulena Haxhiut.

S’ka mjaftuar me kaq. Dardan Krasniqi në komente ka shpërndarë edhe fotografinë e Dardan Mollqiajt me ish-kryetarin e PDK’së, tash Presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
“prandaj Albini ka bere gabim. Se mos me pas qene idet e ti dhe Levizja Dardan M dhe te gjithe keta ishin duke nxhite postera te Kamishit e Ganimete Musliut neper qoshe te Prishtines”, ka komentuar ai.

Tutje, një aktivist me ironi ka shkruar: “Dardan Molliqaj pse bre nuk po e shkruan nga profili yt?”,

“Shume jom tu shpresu qe Qëndron Kastrati s'e ka kete qendrim. Mos u kapni per nje mediokerr si Dardan Molliqaj”, shkruan një tjetër komentuese në postimin e Kastratit.

“Gëzon shumë "gllupski" ke fol”, thotë një tjetër komentues, shkruan Gazeta Express.

“Sa per viktim e ki shokun Dardan qe e lun rolin e viktimes te Baton-udba! Albini kurr ska lu viktim se gjith u kan dhe eshte i gatshem me sakrifiku gjithqka! Ju ka deshtu plani dhe me shantazh nuk mundeni me kap Levizjen, nese ja u merr mendja matuni, edhe 5 veta bonu bashk, por nuk peshoni as sa gjysa e Albinit”, thotë në komentin e tij Hektor Qyqalla, një aktivist i VV’së.

Ndryshe, Gëzon Kastrati në shkrimin e tij thotë se po i krijohet përshtypja se arrestimit të Kurtit i është gëzuar vetë ai, e jo Aida Dërguti dhe të tjerët, siç vetë lideri shpirtëror i VV’së, kishte aloduar në “letrën e tij nga burgu”.

“Në akuzën që Albini i bënë Aidës dhe të tjerëve, të shkruar në letrën nga burgu drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm ndër të tjera thotë: “për dëshirën për arrestimin që na u bë”, dhe kur e sheh se sa me nguti nga burgu e shpall kandidaturën, të krijohet përshtypja që është vetëm ai që i është gëzuar arrestimit të tij dhe po e shfrytëzon këtë situatë të tij për të treguar “luftën speciale nga të gjithë” kundër tij, brenda e jashtë, sidomos për faktin që të gjithë “armiqtë e brendshëm” kërkojnë që të presim deri në lirimin e tij”, shkruan ndër-tjera vëllai i Qendron Kastratit.


Shtuar më 26/12/2017, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori