Miliona euro për paramilitanët që luftuan në Kosovë
Ushtarët dhe paramilitantët serbë që kanë marrë pjesë në luftën kundër shqiptarëve dhe NATO-s, do të shpërblehen me miliona euro. Kjo gjë pritet të realizohet me një vendim që do të marrë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Këtë muaj një panel gjyqëtarësh do të dëgjojë ankesat për dëmshpërblim. Mundësia e tillë është përshkruar si çmenduri dhe bizare nga disa deputetë të Partisë Konservatore të kryeministrit David Cameron. KTV citon se, “Daily Mail” kujton se këtë ushtarë kanë kryer pastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe se NATO-ja me britanikët, kanë bombarduar Serbinë për ta shpëtuar Kosovën nga Milosheviqi. Gjykata pritet të urdhërojë pagesë për rezervistët, pasi që ata janë ndjerë të diskriminuar.

“Kjo është bizare. Lufta e Kosovës kishte të bëjë me parimet e vetëvendosjes, dhe tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e shohin të arsyeshme të ndërhyjnë në drejtimin e kundërt. Nuk ka shumë gjëra që të bëjnë të kesh simpati për serbët, por kjo është çmenduri. Kredibiliteti i Gjykatës do të bjerë shumë”, ka thënë deputeti konservator Douglas Carswell. /albeu.com/

Shtuar më 03/05/2013, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori