Milazim Krasniqi: Dhuna në protestë e komplikon gjendjen dhe është e papranueshme
Protesta e opozitës duket se është e përfolur tashmë nga shumë analistë ndër to dhe analisti dhe profesori universitar Milazim Krasniqi.

Duke u referuar se protesta e kësaj të shtune do të jetë një protestë e qetë dhe paqësore, Krasniqi ka thënë se pasi liderët partiak gjithë ditën e kanë gojën e mbushur plotë me "integrime evropiane", andaj edhe protestat duhet të evropianizohen dhe të mos jenë përçarje e me dhunë.

Ja cili është postimi i plotë i Milazim Krasniqit, "Për evropianizimin e protestës, kundër arabizimit të saj".

Çdo protestë paqësore është e ligjshme, nëse synon të përcjellë një mesazh pakënaqësie për punën e qeverisë, për gjendjen në shoqëri e në shtet. Por, çdo protestë që shfrytëzon dhunën për arritjen e qëllimeve, është e dëmshme dhe e papranueshme. Dhuna vetëm e komplikon gjendjen. Shkakton trauma dhe polarizim shtesë. Prandaj, të gjithë duhet të jemi kundër përdorimit të dhunës në protestë. Policia nuk duhet të jetë në asnjë rast cak i sulmeve, sepse është e jona. Nëse liderët partiakë e kanë gjithë ditën gojën plot "integrime evropiane", atëherë edhe protestat duhet t’i evropianizojnë me paqe e mos t’i arabizojnë me dhunë.", ka shkruar Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori