Milaimi pasuron fjalorin e ofendimeve, fjala që përdori sot në Kuvend
Pëlqej
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, janë përplasur duke e quajtur njëri-tjetrin shkumë e sapun.

Milaim Zeka ka thënë se “po flitet për shkumën, e jo për materien e gotës” duke iu referuar diskutimit në kuvend mbi mënyrën se si prezantohet Kosova në shkollën rajonale.

Por, Glauk Konjufca ka deklaruar që në emër të pjesëmarrjes po dëmtohet shtetësia e Kosovës. Ai e ka quajtur deputetin Zeka, “ekspert të shkumës” pasi nuk e kuptonte rëndësinë e shtetësisë së Kosovës.

Ndërkohë, edhe deputeti Zeka i ka thënë atij “sapun” duke vazhduar së sulmuari Konjufcën “se nuk e njeh flamurin dhe shtetësinë e Kosovë”.


Shtuar më 20/09/2018, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori