Milaim Zeka tregohet i ashpër me AKI: Po na xhiron kur flemë me gratë tona
Deputeti i NISMA, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq. Zeka ka kritikuar AKI-në për veprimet e ndërmarra karshi kësaj çështjeje. Ai e ka qenë i ashpër me këtë institucion të sigurisë duke e quajtur shantazhues. Thotë se AKI po i filmom, përgjon e xhiron persona edhe kur flenë me gratë e tyre.

“Në këtë foltore kam fol para gjashtë muajve për AKI’në. Në këtë foltore kam thanë që AKI është agjenci private për t’i shantazhuar njerëzit dhe atëherë është dashtë me marrë seriozisht fjalimin tim dhe me vepru. Prandaj e kam quajtur unë AKI’në si drejtori e shantazhit. Agjenci që i filmon, përgjon e ingjizon njerëzit edhe kur flejnë privatisht edhe me gratë e veta, prandaj kamë thanë me i hetua këta. Bira e fundit e kavallit është Driton Gashi bashkë me Shpend Maxhunin e të gjithë të tjerët”, ka thënë Zeka nga foltorja e Kuvendit.

Tutje, Zeka, gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit ku po flitet për gylenistët e deportuar në Turqi, kërkoi nga deputetët që ta hetojnë veprën penale.

“Hajde ta hetojmë veprën penale që e ka bo Hashim Thaçi me Behgjet Pacollin. Këta kanë bo vepër penale

I kanë çu njerëzit në drejtim të vdekjes’, tha Zeka.

Kujtojmë se me nismën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbështetjen e dhënë nga 40 deputetë nënshkrues të kësaj nisme, Kuvendit të Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ngjarje e cila ka ndodhur më 29 mars. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori