U la sot në burg, bashkëpunëtori i Ervis Martinajt u paraqit me jelek anti-plumb, “kyçi” gojën në gjykatë (FOTO LAJM)

Gjatë ditës së sotme u mbajt seanca gjyqësore ndaj Jeton Lamit, oficerit të Forcës Operacionale, i cili dyshohet se ka ndihmuar Ervis Martinajn gjatë kohës që ky ka qenë në kërkim.

Gjykata e Kurbinit i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Lamit, i cili u shfaq sot teksa futej në furgonin e policisë me jelek anti-plumb.

Në seancën e sotme gjyqësore, agjenti i policisë ka refuzuar që të flasë para togave të zeza.

Avokati i tij, Gentian Rumano u shpreh për mediat se do të apelojë vendimin dhe hodhi poshtë të gjithë akuzat ndaj klientit të tij.

Ervis Martinaj dyshohet se javët e fundit ishte strehuar në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tij e denoncuan në polici se kishin humbur çdo lloj kontakti me të.

Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se Martinaj zgjodhi Lami për ta transportuar në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e Policisë.

Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë.

Por pas 8 gushtit, Martinaj nuk është parë më dhe familjarët e tij pretendojnë se atij i ka ndodhur diçka e keqe./albeu.com/