Mikullovci jashtë loje, pret kur t'i thonë për seancën
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, ende nuk e di datën se kur do të mbahet seanca e radhës e legjislativit, pas dështimit të gjashtë me radhë të koalicionit PAN që ta zgjedhë kryeparlamentarin, shkruan sot Gazeta Zëri.

Të enjten e kaluar nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën e Kuvendit ka pranuar se koalicioni PAN nuk i ka numrat për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe ka kërkuar afat shtesë, siç ka thënë ai, më shumë se dhjetë ditë dhe më pak se dy javë.

“Edhe unë jam në pritje të mbajtjes së seancë së radhës, sikur të gjithë qytetarët e Kosovës e si të gjithë deputetët. Nuk e di se çfarë po ndodh”, ka thënë Mikullovci.
Shtuar më 28/08/2017, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori