Miku i Vuçiç furnizonte Al Kaedën me armë
Në 9 dhjetor, Departamenti i Thesarit të SHBA publikoi listën e zezë për persona nga Europa, Azia dhe Amerika e Jugut të përfshirë në rrjetin e korrupsionit, kontrabandësarmëve dhe krimit.

Përveç emrave të tyre, ata renditën emrat e bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanitë për të cilat punojnë dhe të cilat janë nën sanksionet e SHBA-së dhe OKB. Lista, shkruan Express, përfshinte edhe emrin e Slobodan Tesic, një qytetar serb i lindur në Kiselak.

Tesic ishte në shënjestër të Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve ndërkombëtare për rreth 15 vjet për shkak të kontrabandësarmëve në vendet aziatike dhe afrikane nën embargo ndërkombëtare. Në raportin e Departamentit të Thesarit përmendet se Tesic kishte bashkëpunëtorë, të cilët ose punuan me të ose në emër të tij drejtuan kompani të ndryshme që ai i menaxhonte fshehurazi dhe merrte vendime strategjike e bënte marrëveshje. Dhjetorin e vitit 2017, Tesic ishte ndër tregtarët më të mëdhenj të armëve dhe municioneve në Ballkan dhe ishte në listën e ndalimeve të OKB për gati një dekadë.

Ai e kishte kaluar më parë biznesin e tij nga kroacia në Bosnjë, e në vitin 2015 shpërtheu skandali i ri i armëve që kishte dërguar për rrjetin terrorist Al të Kaedës në Libi. Nëntorin e këtij viti, nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi dhe një anëtare e Parlamentit Serb, Marinika Tepic deklaroi se si Ministër i Mbrojtjes në 2013, Aleksandar Vucic kishte ndërmjetësuar personalisht tregtinë e armëve mes Libisë dhe tregtarit të armëve Slobodan Tesic, sponsorizues i Partisë Progresiste Serbe.

Sipas saj, dëshmitarët e kanë konfirmuar se Vucic kishte mirëpritur e kishte biseduar me njërin prej liderëve të Al Kaedës, Khalid Al Sharif, I cili ishte pjesë e delegacionit libjan që shkoi për vizitë zyrtare në Serbi prillin e 2013-tës. Falë asaj vizite, Serbia nënshkroi një traktat për eksportin e armëve në vlerë 149 milionë dollarë në Libi. Eksportuesi ishte ndërmarrja shtetërore serbe Yugoimport, dhe përfituesi i fundit është Ministria Libiane e Mbrojtjes”, thotë Stevan Nikçevic, sekretari shtetëror i Ministrisë së Tregtisë serbe.
Shtuar më 17/12/2019, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori