Abuzuan me tenderin gjatë Covid, dënohet nëndrejtoresha e Spitalit të Elbasanit dhe një tjetër zyrtare

Nëndrejtoresha e Spitalit të Elbasanit dhe një zyrtare janë dënuar ditën e sotme, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Burime për Abc bëjnë me dije se nëndrejtoresha e Spitalit, Anila Ballhysa e cila la qenë edhe kryetare e Komisionit të Tenderimit së bashku me një zyrtare të këtij komisioni, akuzohen për shpërdorim detyre.

Ballhysa dhe zyrtarja e spitalit kanë dhënë pa konkurs tenderin për oksigjenin gjatë periudhës së Covid.

Dosja është gjykuar në SPAK, dhe ka dënuar me 6 muaj burg ish-nëndrejtoreshën e Spitalit të Elbasanit, si dhe 3 vjet për të mos pasur të drejtë të ushtrojë asnjë funksion në Administratën Publike./abcnews.al